Raport Vjetor: Mbështetje për Terapitë dhe Trajtimet Mjekësore...

Raport Vjetor: Mbështetje për Terapitë dhe Trajtimet Mjekësore...

  • 1 muaj më parë

 Ka njerëz për të cilët jeta nuk është e lehtë si për këdo tjetër — çdo ditë është një betejë, dhe çdo terapi është shpresë. Për ta, ilaçet janë kusht për të jetuar. Një nga shtyllat e shoqatë sonë është tu qëndrojme pranë këtyre njerëzve, të cilët perveç semundjes duhet të përballen edhe me pamundësitë financiare. Gjatë ketij viti është shpenzuar një buxhet prej 6000 eur, ku kemi mbështetur 6 familje, duke ua paguar rregullisht terapitë mujore. Kemi ndihmuar edhe shumë persona të tjerë me barna, mjekime dhe kontrolle mjekësore, ku përfshihen edhe trajtime si: pagesë për operimin lidhja dhe heqja e venave e kryer në spitalin kardiologjik në Ohër, si dhe analiza dhe kontrolle specifike të realizuara në spitale jashtë Strugës. Ky aksion si gjithmonë ka qenë i mundur falë bujarisë së miqve tanë bamirës dhe falë bashkëpunimit profesional, korrekt dhe shumë human me @Farmacia Pollozhani. Përkrahja jonë për këtë kategori të qytetarëve do të vazhdojë edhe më fuqishëm gjatë vitit 2026