📚 Shpërndarje e ndihmave shkollore në fshatin Jabllanicë
- 5 muaj më parë
Dje, Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë realizoi një aksion humanitar në fshatin Jabllanicë, duke shpërndarë mjete shkollore për nxënësit e këtij vendbanimi, i cili përballet me kushte të vështira ekonomike.Fëmijët e shkollës në Jabllanicë u pajisën me çanta, fletore dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme shkollore, në mënyrë që ta nisin vitin e ri shkollor me gëzim, dinjitet dhe motivim për të mësuar.Ky aktivitet është vetëm fillimi i një fushate më të gjerë. Në ditët në vijim, shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera, duke synuar të përfshijmë sa më shumë fëmijë që kanë nevojë për përkrahje.Faleminderit nga zemra të gjithë donatorëve që e bënë të mundur këtë nismë. Ne ju jemi thellësisht mirënjohës. Falë mbështetjes suaj, dje sollëm gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e shumë fëmijëve. #BamiresitStrugane #NdihmaShkollore #Jabllanice #Solidaritet #ArsimPerTeGjithe #Humanitet #FilloShkollenMeBuzeqeshje
