Pagesa e faturave të rrymës elektrike!
- 1 muaj më parë
Pagesa e faturave të rrymës elektrike vazhdon të mbetet një nga aksionet më të rëndësishme dhe më të domosdoshme të shoqatës sonë. Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, Shoqata Bamirësit Struganë vazhdoi mbështetjen për familjet me vështirësi financiare, duke ndihmuar në pagesën e faturave mujore të energjisë elektrike në vlerë prej 6.705 eur, ku rregulli bazë për familjet përfituese mbetet që fatura e rrymës të mos e kalojë shumën prej 3000 denarësh. Në raste të veçanta, ky rregull mund të ndryshojë, duke u marrë parasysh numri i anëtarëve që jetojnë në familje dhe rrethanat sociale. Ky aksion do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit te ardhshëm, falë bujarisë dhe solidaritetit të miqve tanë bamirës, të cilët vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo ndihme që ofrojmë. Faleminderit të gjithëve që kontribuoni për t’ua lehtësuar sadopak barrën familjeve që kanë më shumë nevojë.
