📚 Vazhdon shpërndarja e ndihmave shkollore – këtë herë në fshatrat Poum dhe Bogovicë

📚 Vazhdon shpërndarja e ndihmave shkollore – këtë herë në fshatrat Poum dhe Bogovicë

  • 4 muaj më parë

Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë ka vazhduar me sukses aksionin për shpërndarjen e ndihmave shkollore për nxënësit në nevojë, si pjesë e fushatës së fillimit të vitit shkollor. Pas aksionit të realizuar në fshatin Jabllanicë, këtë javë ndihmat u shpërndanë edhe në fshatrat Poum dhe Bogovicë, të cilat gjithashtu përballen me sfida të mëdha ekonomike.Ky aksion është pjesë e një iniciative më të gjerë që synon përkrahjen e sa më shumë fëmijëve që vijnë nga familje në nevojë në rajonin e Strugës. Jemi të përkushtuar që përmes solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.Faleminderit nga zemra të gjithë donatorëve që po e mbështesin këtë nismë. Kontributi juaj është duke bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e fëmijëve tanë.🟡 Bamirësia nuk ndalet – së bashku për arsim dhe dinjitet!