Ndihmë për Fëmijët dhe Personat në Nevojë – Terapitë që Sollën Shpresë

Ndihmë për Fëmijët dhe Personat në Nevojë – Terapitë që Sollën Shpresë

  • 5 muaj më parë

Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë me krenari ndan me ju një nga veprat tona më të ndjeshme dhe të rëndësishme: ofrimi i terapive të specializuara dhe trajtimeve mjekësore për fëmijë dhe persona në nevojë, të cilët për shkak të kushteve ekonomike nuk do të kishin mundësi të përballonin këto trajtime.Që nga themelimi ynë, kemi pasur një qëllim të qartë: të qëndrojmë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Këto ndërhyrje kanë sjellë ndryshim real në jetën e tyre – më shumë shpresë, përparim dhe buzëqeshje dhe gjithe kjo falë donatorëve tanë bujarë, atyre që jane gjithmonë krah nesh.Kjo punë nuk ndalet këtu. Shoqata jonë do të vazhdojë të jetë pranë çdo fëmije, çdo individi dhe çdo familjeje që ka nevojë për mbështetje shëndetësore dhe humane.Faleminderit që bëheni pjesë e këtij ndryshimi. Së bashku, po japim dritë atje ku ka më shumë errësirë.