Shoqata Bamirësit Struganë ka siguruar bursa për 30 studentë për vitin akademik 2024/2025

Shoqata Bamirësit Struganë ka siguruar bursa për 30 studentë për vitin akademik 2024/2025

  • 7 muaj më parë

🎓Për vitin akademik 2024/2025, Shoqata Bamirëse e Strugës ka arritur të sigurojë dhe të nënshkruajë 30 kontrata për bursa studentore, nga të cilat 14 bursa do të ndahen për nxënës të shkollave të mesme në vlerë prej 3.000 denarë dhe 16 bursa për nxënës në vlerë prej 6.000 denarë gjatë gjithë vitit akademik. Përzgjedhja e tyre është bërë sipas suksesit të mëparshëm dhe prioritet kanë pasur nxënësit që kanë vështirësi ekonomike, raste të rënda familjare.📌Qëllimi i bursës në shoqatën tonë është të japim pak motivim dhe shpresë që këta studentë të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, ku në një të ardhme të afërt të realizojnë ëndrrat e tyre jetësore. Duhet theksuar se lista e aplikimeve ishte më e madhe dhe shpresojmë shumë që do të kemi edhe donatorë të tjerë që do të mund t'i mbështesin këta studentë ambiciozë.🤲🏼Një falenderim shkon edhe për donatorët pa të cilët nuk do të mund ta realizonim këtë aksion dhe që çdo herë dëshmojnë me humanizmin e tyre se sa janë të gatshëm të kontribuojnë për njerëzit e tyre. Zoti ju shpërbleftë të gjithëve!Me respekt, Bamirësia Struga