Me Mirënjohje Për Donatorët Që Bënë të Mundur Shpërndarjen e Bursave
- 4 muaj më parë
Shoqata Humanitare “Bamirësit Struganë” ka kënaqësinë të njoftojë se ka shpërndarë këstin e parë të bursave për nxënësit dhe studentët e përzgjedhur për vitin akademik 2025/2026. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbështetur rininë dhe për t’u dhënë mundësinë talenteve të reja të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave ekonomike.Falënderojmë të gjithë donatorët dhe mbështetësit tanë, pa ndihmën e të cilëve ky projekt nuk do të ishte i mundur. Bursat e këtij viti do të ndihmojnë dhjetëra të rinj nga Struga dhe rrethina të përqendrohen në studimet e tyre dhe të arrijnë rezultate të larta.Shoqata vazhdon të jetë e angazhuar në projekte për arsim, kulturë dhe mirëqenie sociale, me besimin se investimi te rinia është investimi më i sigurt për të ardhmen.
