Pasqyra e Vitit: 296 Familje që Gjetën Mbështetje nga Bamirësit Struganë

Pasqyra e Vitit: 296 Familje që Gjetën Mbështetje nga Bamirësit Struganë

  • 1 muaj më parë

Gjatë këtij viti, Bamirësit Struganë shpërndanë gjithsej 296 paketa ushqimore, duke mbështetur dhjetëra familje në momente të vështira ekonomike. Shpërndarja u realizua sipas muajve si më poshtë:Janar - 34 paketa, Mars (Muaji i Ramazanit) - 122 paketa, Maj - 30 paketa, Qershor - 35 paketa, Shtator - 12 paketa, Tetor - 20 paketa, Nëntor - 28 paketa dhe Dhjetor - 15 paketa. Në total, për këto aksione humanitare u shpenzua një buxhet prej 14.500 euro, buxhet i cili u shndërrua në ushqim, lehtësim dhe shpresë për shumë familje që luftojnë çdo ditë për të siguruar minimumin jetik. Këto shifra nuk janë vetëm numra. Pas çdo pakete fshihet një familje, një prind i lehtësuar, një fëmijë që ulet në një tryezë më të plotë. Falënderimi ynë më i madh shkon për të gjithë donatorët, mbështetësit dhe vullnetarët që besuan në misionin tonë dhe e bënë të mundur këtë punë fisnike.Me zemër plot mirënjohje, vazhdojmë edhe më tej — sepse nevoja nuk ndalet, dhe as humanizmi ynë.