Shtëpija në F.Novo Sello

Në fshatin Novosell, po përfundojnë punimet për shtëpine e re të cilën e morëm persipra për ta ndërtuar, që do të jetë strehë e sigurt dhe e ngrohtë për një familje në nevojë. Ky projekt ka sjellë shumë shpresë dhe energji pozitive në komunitet, dhe tashmë jemi pranë fundimit.


Për të kompletuar këtë shtëpi, na nevojiten ende disa elementë të rëndësishëm: pllaka, llaminat, dera e hyrjes, kuzhina me të gjitha elementet, mobilje të ndryshme, pajisje për banjo dhe dhoma gjumi për fëmijët. Secili prej këtyre elementëve do të ndihmojë që kjo shtëpi të shndërrohet në një ambient ku familja do të ndihet e vlerësuar dhe e mbështetur.


Ftojmë të gjithë njerëzit zemërmirë dhe organizatat që dëshirojnë të na mbështesin të na bashkohen në këtë mision human. Çdo ndihmë, qofshin donacione materiale apo financiare, është shumë e mirëpritur dhe do të bëjë ndryshimin për këtë familje.


Bashkë mund të sjellim ngrohtësinë e një shtëpie në jetën e tyre dhe të ndajmë shpresën për një të nesërme më të mirë.


Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj!



Jep Donacion