Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë po i afrohet përfundimit të një tjetër aksioni humanitar.
Jemi në fazën përfundimtare të renovimit të shtëpisë së një familjeje 6-anëtarëshe në fshatin Jabllanic, ku 4 prej anëtarëve janë fëmijë nën 10 vjeç.
Falë mbështetjes së donatorëve tanë dhe përkushtimit të vullnetarëve, jemi shumë pranë që t’i dhurojmë kësaj familjeje një strehë më të ngrohtë dhe më të sigurt.
Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në përmbylljen e këtij projekti, të na kontaktojnë ose të bëhen pjesë e nismave tona në vazhdim.