Shoqata Humanitare Bamiresit Strugane – Përkushtim për Arsimin dhe Edukimin

Shoqata Humanitare Bamiresit Strugane u themelua me qëllim të ndihmës së personave në nevojë në komunitetin tonë. Me përkrahjen e donatorëve tanë besnikë, gjatë vitit shkollor 2024-2025 kemi arritur të sigurojmë dhe shpërndajmë 30 bursa për nxënës dhe studentë që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Këtë vit, synojmë të rrisim numrin e bursave në 50, duke vazhduar punën tonë të palodhur dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjithë ata që na mbështesin. Besojmë fuqimisht se investimi në arsim është investim në të ardhmen e vendit tonë, dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar që të jemi pranë nxënësve dhe studentëve që përballen me vështirësi.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

https://www.gofundme.com/f/bamirsit-strugan


Jep Donacion