📣🏠THIRRJE PËR BASHKIM NË BËMIRËSI – TA NDËRTOJMË SË BASHKU NJË SHTËPI PLOT SHPRESË
Në një cep të vogël të fshatit Novo Sellë, një familje prej 5 anëtarësh po përballet me sfidat më të mëdha të jetës – pa një strehë të sigurt, pa një kulm mbi kokë që i mbron nga të ftohtët, shirat dhe pasiguria e përditshme.Por aty ku ka zemra të mëdha, ka gjithmonë shpresë.
Shoqata jonë ka marrë me krenari iniciativën për të qenë pjesë e një akti të madh human. Disa donatorëve zemërgjerë, kanë grumbulluar 12.000 euro me qëllim e ndërtimit të kësaj shtëpije.
Kjo shumë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës për një strehë të sigurt, por ende nuk është e mjaftueshme për ta përfunduar ndërtimin. Na nevojitet përkrahja juaj për të mbledhur pjesën tjetër të fondeve që do ta çojnë këtë projekt deri në fund.
Ftojmë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të bashkohen me këtë kauzë fisnike. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka një peshë të madhe dhe sjell më afër ditën kur kjo familje do të mund të hyjë në shtëpinë e re – një shtëpi e ndërtuar me dashuri dhe solidaritet.
Me respekt, Bamisësit Struganë
Gofuondme : https://gofund.me/a317f545
Për donatorët në vend:
Emri i bankës: NLB BANKA AD SHKUP
Llogaria bankare nr.: 210-075048960117
Për donatorët jashtë vendit:
Emri i shoqatës: HZBS Struga
Adresa: KARAORMAN nr.21 STRUGA STRUGA
IBAN: MK07210722000117340
Emri i bankës: NLB BANKA AD SHKUP
Adresa e bankës: Mother Teresa 1
Shteti: North Macedonia
SWIFT: TUTNMK22
Zyra:
Pas postës
6330 Strugë, Maqedonia e Veriut
Skelzen Ajrullai 071 963 492
Shoqata Humanitare Bamiresit Strugane u themelua me qëllim të ndihmës së personave në nevojë në komunitetin tonë. Me përkrahjen e donatorëve tanë besnikë, gjatë vitit shkollor 2024-2025 kemi arritur të sigurojmë dhe shpërndajmë 30 bursa për nxënës dhe studentë që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Këtë vit, synojmë të rrisim numrin e bursave në 50, duke vazhduar punën tonë të palodhur dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjithë ata që na mbështesin. Besojmë fuqimisht se investimi në arsim është investim në të ardhmen e vendit tonë, dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar që të jemi pranë nxënësve dhe studentëve që përballen me vështirësi.
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, mijëra fëmijë përgatiten me emocion për t'u rikthyer në bankat shkollore. Për shumë prej tyre, përgatitja për shkollë është një moment gëzimi, zgjedhjeje dhe shprese.
Fatkeqësisht, ky gëzim mungon për shumë fëmijë që nuk kanë mundësi të sigurojnë as mjetet më bazike të nevojshme për shkollë.
Shoqata jonë "Bamirësit Struganë", si çdo vit, ka ndërmarrë një aksion humanitar për të ndihmuar fëmijët nga familjet në nevojë që të fillojnë vitin shkollor me dinjitet dhe me të gjitha mjetet e nevojshme.
1. Donacione materiale
Dhuro mjete shkollore të reja si:
2. Donacione financiare
Kontributi i rekomanduar: 1500 – 2000 denarë
Për donatorët brenda Maqedonisë së Veriut:
Për donatorët jashtë shtetit:
📍 Zyra jonë: Mbrapa postës, 6330 Strugë, Maqedonia e Veriut
Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi, që të kontribuojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj fushate.
Çdo ndihmë, sado e vogël, ka një ndikim të madh në jetën e një fëmije.
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata Humanitare Bamirësit Struganë
Sot në Shoqatën Humanitare Bamirësit Strugane nis shpërndarja e paketave me ushqim për familjet në nevojë. Meqenëse numri i rasteve që na janë drejtuar për ndihmë është shumë i madh, kemi vendosur që ky aksion të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, në këtë muaj të ftohtë nëntori. Shpresojmë që në këtë fillim dimri të sjellim pak ngrohtësi dhe shpresë për familjet që përballen me vështirësi. Ju falenderojmë që jeni pranë nesh në këtë përpjekje humanitare.
Imagjinoni të jeni një nënë e vetme, e divorcuar, që lufton çdo ditë për 2 fëmijët tuaj të dashur. M.SH. nga Struga jeton këtë makth: djali i saj i madh lufton me paralizën celebrale, duke e detyruar atë të heqë dorë nga puna për t'i qëndruar pranë. i vogli 5-vjeç, plot ëndrra, ka nevojë për ushqim, rroba dhe dashuri.
Ata vuajnë mungesë të plotë:
Shoqata “Bamirësit Struganë” nuk i lë vetëm – ne ndërtojmë shtëpi, shpërndajmë barna dhe mbështesim shkolla.
Me ndihmen tuaj mundohemi tu qëndrojmë pranë duke i mbështetur rastet më të vështire. Zyra jonë ndodhet pas postës së qytetit. Më posht keni edhe llogarinë tonë bankare:
SWIFT: TUTNKM22
Adresa: Karaorman 21, Strugë