„Së Bashku në 2025: Ndihmë Mjekësore dhe Shpresë e Rikthyer“

„Së Bashku në 2025: Ndihmë Mjekësore dhe Shpresë e Rikthyer“

  • 1 muaj më parë

Viti 2025 ishte një vit i mbushur me sfida, por mbi të gjitha me shpresë, solidaritet dhe zemra të bashkuara. Falë ndihmës suaj, ne arritëm të jemi pranë atyre që kishin më së shumti nevojë – në momentet më të vështira të jetës së tyre. Gjatë këtij viti, Shoqata Bamirësit Struganë ka mbështetur 5 raste madhore mjekësore, kryesisht për operime dhe trajtime jashtë shtetit:🔹 M.M. (4 vjeç) – Operim i syve dhe kontrolle mjekësore që kushtuan rreth 12,000 €🔹 E.J. (40 vjeç) – 3 operime në sy dhe kontrolle mjekësore që kushtuan rreth 11,185 €.Trajtimi vazhdon.🔹 M.Z.(53 vjeç) – Hemo-terapi dhe kontrolle të vazhdueshme që kushtuan rreth 14,000 €. Trajtimi vazhdon.🔹 U.Z. (45 vjeç) – Operim i shtyllës kurrizore dhe kontrolla që kushtuan rreth 14,000 € Trajtimi vazhdon.🔹 M.A. (26 vjeç) – Rast urgjent, ku brenda vetëm 3 ditësh u mblodhën 80,000 €, dhe trajtimi po vazhdon në Austri.Një total prej 131,185 € të cilat shifra nuk janë thjesht numra. Janë jetë të ndihmuara, dhimbje të lehtësuara dhe shpresë e rikthyer. Falënderojmë nga zemra çdo donator, çdo familje, çdo individ që besoi dhe kontribuoi. Ne do ju qëndrojmë pranë këtyre rasteve deri në fund. Pa u ndalur. Pa u lodhur. Pa i lënë vetëm…