Rreth Nesh

Fuqizimi i Komuniteteve të Strugës Përmes Dhembshurisë

RRETH NESH

Historia e Shoqatës Humanitare “Bamirësit Struganë”

Shoqata Humanitare “Bamirësit Struganë” u themelua në vitin 2020 nga disa aktivistë të qytetit, të cilët pothuajse gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar ndihmës ndaj njerëzve në nevojë. U bashkuam me një qëllim të vetëm – që veprimtarinë tonë humanitare ta vazhdojmë në një formë më të organizuar, të qëndrueshme dhe të strukturuar, për të qenë sa më pranë kujtdo që ka nevojë.

Që nga dita e parë, gjithçka kemi bërë e bëjmë me zemër të pastër, me përkushtim të plotë, pa asnjë përfitim personal. Kemi ndërtuar strehë për familjet në kushte të vështira, kemi shpërndarë ushqime, kemi paguar fatura uji dhe energjie për të pamundurit, por ajo që na bën më krenarë janë bursat për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Investimi tek të rinjtë dhe arsimimi i tyre është krenaria jonë më e madhe.

Zyra jonë ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe çdo ditë që kalon, numri i rasteve që ndihmojmë rritet. Ne nuk ndihmojmë vetëm ata që kërkojnë ndihmë, por edhe ata që, nga turpi apo krenaria, nuk flasin dot – por kanë shumë nevojë. Ne i kërkojmë vetë, i gjejmë, dhe i mbështesim.

Donacionet tuaja janë buka e fëmijëve tuaj, dhe kur na i besoni neve, ajo bukë për ne është e shenjtë. Shpesh përballemi edhe me situata të pakëndshme – ku ndihma kërkohet nga ata që s’e kanë vërtet nevojën dhe ne duhet tut hemi JO –  është detyra jonë ta çojmë amanetin tuaj atje ku duhet. 

Populli ynë ka shumë nevojë për përkrahje, dhe misioni ynë është pikërisht ky: të jemi pranë gjithkujt në ditë të vështirë. Ndihmojmë rastet e dhunës në familje, gratë e braktisura që mezi mbijetojnë – për to paguajmë edhe qiranë e banesave. Mundohemi të edukojmë njerëzit që hallet e tyre t’i zgjidhin edhe përmes rrugëve institucionale.

Përveç ndihmës financiare, qytetarëve u gjendemi pranë edhe me përkrahje morale e institucionale. Telefoni ynë cingëron çdo ditë për halle që vijnë nga shumë zyra dhe institucione – sepse ne jemi kontakti i parë kur njerëzit nuk kanë ku të shkojnë.

Nuk ka qenë e lehtë. Por dashuria për vendlindjen dhe besimi që na dhurojnë qytetarët na japin forcën të ecim përpara. Falënderimet e atyre që u kemi paguar barnat, trajtimet në spitale apo që i kemi nxjerrë nga errësira, nuk na lënë të ndalemi – përkundrazi, na japin shtytje të vazhdojmë.

Ky mision do të jetojë për aq kohë sa ju na ushqeni me besim dhe respekt.

Ajo që e karakterizon shoqatën tonë është transparenca. Jemi shoqatë e hapur, me zyrë, staf të punësuar, drejtor dhe bord drejtues. Vendimet tona merren me kujdes dhe mbi baza reale – kriteri i vetëm për ndihmë është nevoja, dhe asgjë tjetër.


Misioni Ynë

Të jemi drita dhe shpresa për ata që po luftojnë në errësirë.
Të japim dorën e ndihmës pa pritur asgjë në këmbim, vetëm me dashuri të pastër dhe përkushtim.
Të mbështesim të pambrojturit dhe të ndërtojmë një shoqëri ku askush të mos ndihet vetëm.


Vizioni Ynë

Të jemi krahu mbrojtës i nevojtarëve dhe vendlindjes tonë të shenjtë


Bëhu pjesë e misionit tonë

 Nëse dëshiron të kontribuosh si:

  • Donator
  • Vullnetar

Na kontaktoni.
Ndihma juaj është shpresë për dikë .
Faleminderit që na besoni!





Bamirësit Struganë

Familje të Mbështetura

Mbi 100 familje të ndihmuara me nevoja dhe burime thelbësore.

Fatura të Paguara

Qindra fatura të energjisë elektrike të mbuluara për familjet në vështirësi.

Ndikim në Komunitet

Ndërtimi i komuniteteve më të forta përmes ngjarjeve dhe përpjekjeve vullnetare.

Bashkohuni me Kauzën Tonë

Bëhuni anëtar ose na kontaktoni për të bërë një ndryshim në Strugë sot!



Kontakto